Ky vit parashikohet të jetë i vështirë në aspektin energjetik, ku edhe Kosova do të përballet me mungesë të rrymës si shumë vende të botës.
Pas pralajmërimeve nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se Kosovën e pret një dimër i vështirë dhe qytetarët duhet të kursejnë, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca ka bërë një thirrje të tillë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka publikuar një foto në kopertinën e tij në rrjetin social Facebook, teksa në brenda fotos bëhet thirrja që të kursehet energjia elektrike.
Krahas kësaj, kryekuvendari i është bashkëngjitur krerëve e ministrave të Qeverisë Kurti që vazhdimisht bëjnë thirrje që të ruhet energjia elektrike.
Kujtojmë se në muajin gusht Kosova u përballë me mungesë të rrymës ku për disa ditë kishte reduktime jo të pakta, çka ngjallën reagime të mëdha tek opozitarët dhe qytetarët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.