Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpallur tender për furnizim me ushqim për qentë e zbulimit të kontrabandës-drogës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Për këtë tender, SHKK do të shpenzojë 2 mijë e 625 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Për këtë tender kanë aplikuar 16 kompani, por që në fund fituese është shpallur “Monuni SH.P.K”.

Reklamë

Kontrata është nënshkruar më 21 tetor 2022.