Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk do të jetë aty ngase do të shoh nga afër “Manovrën 2022” të Ushtrisë Serbe, derisa delegacionin serb në Samitin e Berlinit e udhëheq kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Brnabiç në Samitin e Berlinit do të flas në tri seancat punuese, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal”, “Siguria e furnizimit dhe transformimit energjetik” si dhe “E ardhmja e procesit të Berlinit”, siç raportoi Tanjug.

Në margjinat e Samitit, Brnabiç do të takohet edhe me shefin e diplomacisë britanike, James Cleverley.

Reklamë

Në Samitin e Berlinit priten të nënshkruhen tri marrëveshje të cilat parashihet të inkurajojnë integrimin në një treg të përbashkët të Ballkanit Perëndimor./Reporteri.net/

“Manovra 2022”, Vuçiç lajmëron “ushtrimet më të mëdha ushtarake” në Serbi