Serbët kthehen në institucione kur të fillojë respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, tha zv/kryeministri dhe ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, në një intervistsë për televizionin propagandistik serb, Tv Pink, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Vuçeviç i cili më 2024 do të zëvendësojë kryeministren serbe, Ana Brnabiç, tha se për dialog nevojiten dy palë, kështu duke e fajësuar Kosovën për minim të dialogut.

“Ku janë tash të drejtat e njeriut? E vetmja gjë është se nuk ka të drejta kur flasim për Serbinë dhe për serbët në Kosovë. Kur të fillojë respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, serbët do të kthehen në institucione. Është shqetësuese se nuk ka palë tjetër për dialog, dhe dialogut i duhen të dyja palët. Aq sa Serbia po provon të ruajë paqen, pala tjetër bënë çdo gjë për të minuar paqen dhe stabiliteitn”, ka thënë mes tjerash ai.

Reklamë

Serbët të shtunen, të udhëhequr nga Lista Serbe, kanë vendosur të lëshojnë institucionet e Kosovës, për shkak të nisjes së zbatimit të vendimit qeveritar për targat e paligjshme serbe në pjesën veriore të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, megjithatë ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe daljen e serbëve nga institucionet e ka interpretuar veçse si një maskim të Serbisë pasi kjo e fundit, siç tha ai, ka refuzuar planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi./Reporteri.net/