Në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, ish-presidenti serb, Boris Tadiç, tha se beson se do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Daljen e serbëve nga institucionet, ngritjen e avionëve ushtarakë dhe rrëzimin e dronëve në Serbi, të gjitha “dramaticitetet” e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ai tha se janë “prelud” i një marrëveshje në ardhje.
“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter, raporton gazeta online Reporteri.net.
Uskoro ćemo videti čemu dronovi, MIGovi, napuštanje institucija i cela ova dramatizacija.
Na kraju ovog ili početkom sledećeg meseca očekujem sporazum koji će biti predstavljen kao pobeda, a koji će ustvari dramatično ugroziti naše legitimne interese na Kosovu.#PraviUgao pic.twitter.com/5Y7olYMrgZ— Boris Tadić (@BorisTadic58) November 8, 2022