×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Shqipëria nuk e shtrenjton çmimin e rrymës

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 20:16

    Qeveria e Shqipërisë nuk do të aplikojë çmimin e katërfishuar të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar mbi bllokun 800 kilovatë.

    Vendimi u njoftua nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku.

    Ajo citoi tre faktorë që çuan në shtyrjen e vendimit. I pari ishte, sipas saj, rënia e konsumit nga ana e qytetarëve, së dyti parashikimet për reshje në ditët në vijim dhe së treti ulja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

    “Në përfundim të tetorit shifrat tregojnë se konsumi i energjisë është 7 për qind më pak. E kemi nisur nga administrata duke dhënë shembullin tonë, duke vendosur një target 15 për qind më pak konsum se një vit më parë. Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor. Presim evente meteorolgjike në kaskadën e Drinit dhe prurje nga RMV pas 13 nëntorit”, tha Balluku, raporton “EuronewsAlbania”.

    Nga të dhënat e Ministrisë së Energjisë, konsumi në muajin tetor ishte 7 për qind më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

    Ndërkohë, çmimi i një megavati në tregjet ndërkombëtare është ulur nga 450 euro në 250 euro. Në këtë deklaratë, ministrja Balluku tha se qytetarët po i përgjigjen pozitivisht si thirrjes për kursim, ashtu edhe skemës për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!