Me një mesazh nga Parisi, Presidenti i Serbisë i kërkoi BE-së që të “mirëmbajë pozicion të fortë ndaj Prishtinës që të zbatojë obligimet e saj”, me të cilin ai në rend të pari iu referua Asociacionit të Komuanve me shumicë serbe, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Vetëm përmes një pozicionimi të tillë, tha Vuçiç, BE do të tregonte në praktikë “zotimin e saj të pretenduar për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjes të të gjithë çështjeve të hapura”.
Siç deklaroi përmess llogarisë së tij në Instagram, në bisedë me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Vuçiç tha se janë pajtuar që është e nevojshme të ulen tensionet.
“Ne argumentuam se është e domosdoshme të ulen tensionet dhe problemet t’i zgjidhim racionalisht, gjë për të cilën Serbia insiston vazhdimisht”, shkroi Vuçiç.
Mes tjerash, ai tha se me bashkëbiseduesit e tij kanë biseduar edhe për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbosë me BE-në./Reporteri.net/