Deklaratat e politkanes serbe nga Kosova se është presidenti serb Aleksandar Vuçiç bashkërisht me grupet kriminaëe në veri që kanë urdhëruar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, i ka quajtur “të vërteta” dhe ka kërkuar nga qeveria kosovare t’i ofrohet mbrojtje 24 orëshe policore pas deklaratave të kriminelit të dënuar të luftës, Vojislav Sheshel, pasi ky i fundit u shpreh se Trajkoviçin mund ta pret fat i njëjtë me atë të Oliver Ivanoviçit.
“E vërteta nga Rada Trajkoviç: Vuçiç me krerët e mafias në veri të Kosovës vendosën që serbët të dalin nga institucionet e tyre ligjore dhe legjitime, në mënyrë që bandat mafioze ta shtënë në kontroll veriun. Qeveria duhet menjëherë t’i ofrojë mbrojtje të armatosur 24 orë në ditë Radas pas kërcënimeve publike me jetë që Sheshel bëri ndaj saj”, ka shkruar Meliza Haradinaj në Twitter, transmeton Reporteri.net.
TRUTH from @trajkovic_rada: "#Vucic & head of #Kosovo north mafia decided that serbs leave their legal & legit institutions, so that mafia gangs control the north." #Kosovo GOV should immediately offer 24h armed protection to Rada after #Seselj's public life-threats against her! https://t.co/HghWgAR3zX
Reklamë— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 14, 2022
Trajkoviç, në një paraqitje televizive duke komentuar situatën në Veri, tha se vendimin për largimin e serbëve e ka marrë vetë presidenti serb me mafiat e tij dhe se kjo situatë e kthen kontrollin e mafias në veri.
Radikali famëkeq serb dhe ish-shefi politik i Vuçiçit, Vojisllav Sheshel, ka bërë komente të llojit të vet, duke thënë se Trajkoviçin mund ta pret fat i njëjtë me atë të politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
“Ata e vranë Oliver Ivanoviqiin dhe ia mveshen vrasjen Beogradit zyrtar. Mund ta bëjnë të njëjtën me Rada Trajkoviqin – ta bëjnë ministre, ta likuidojnë dhe ta akuzojnë Beogradin”, ka thënë krimineli Sheshel./Reporteri.net/