Ka zëra se situata në pjesën veriore të Kosovës është dramatizuar artificialisht dhe atë me një marrëveshje të heshtur Kurti-Vuçiç për të ‘shkundur pluhurin’ para se të ‘detyrohen’ të nënshkruajnë marrëveshje Kosovë-Serbi, ka thënë publicisti dhe filozofi Shkëlzen Maliqi në një intervistë për median boshnjake “Buka”, përcjell Reporteri.net.

Nuk është krejtësisht e pamundur që kjo të vërtetë, ka thënë Maliqi, duke thënë se “është vërtetuar se negociatat sekrete mes Kurtit dhe Vuçiçit janë zhvilluar që nga pranvera e këtij viti”.

Sipas tij, kjo do të thotë se “ka faktorë që e kanë menaxhuar lojën me zgjuarësi, andaj edhe ndoshta mund të sjellin një marrëveshje”.

Reklamë

Po aq fajtor rreth ngjarjeve aktuale sa Serbia, Maliqi e ka vlerësuar edhe kryeministrit kosovar Albin Kurtin, kjo për shkak të refuzimit të sugjerimeve të ShBA-së dhe BE-së rreth çështjes së targave.

P”ër krizën në veri të Kosovës fajtor është po aq edhe Albin Kurti, i cili me kokëfortësi refuzoi sugjerimet e SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen për dhjetë muaj të shkëmbimit të targave serbe me ato të Kosovës, në mënyrë që diplomacia të ketë kohë të mjaftueshme për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

Kjo, vazhdon Maliqi, “me qëllim të një zgjidhjeje më të balancuar jo vetëm në parim të çështjes së padiskutueshme të ndërrimit të targave, por edhe të shumë çështjeve të tjera që plotësojnë garancitë për serbët e Kosovës, mbi të gjitha detyrimin e marrë më parë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Maliqi thotë se pretendohet që Kryeministri Kurti u ka premtuar ShBA’së dhe BE’së që do të shtyjë zbatimin e vendimit për çështjen e targave të paligjshme, por se me kthesën e tij “i mundësoi Vuçiç-it të minonte dialogun e Brukselit, duke e kthyer ‘dialogun’ në pikën zero”.

“Vuçiç hodhi poshtë edhe planin gjermano-francez për zgjidhje konsensuale të çështjes së Kosovës! Nëse tensioni aktual serioz dhe shpërthyes do të çojë në jostabilitet më të përhershëm dhe madje edhe në një konflikt të armatosur. Kjo është e vështirë të parashikohet, por ajo i përgjigjet strategjisë së Beogradit për të mbajtur një situatë të ngrirë konflikti në Kosovë”, pohon Maliqi.

Reklamë

“Tani duket se Kurti, gjoja duke mbrojtur kushtetutën e Kosovës dhe të drejtën e tij sovrane për vetëvendosje, ka hyrë në të njëjtin cikël të injorimit të interesave gjeostrategjike të Perëndimit”.

“Paradoksi është se Kurti i referohet sovranitetit të Kosovës të garantuar në thelb nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s, pasi ato ruajnë në terren sigurinë dhe paqen në veri të Kosovës. Politika e Kurtit e frustron Perëndimin, por duket se administrata e Bidenit nuk dëshiron të futet në aventurat e administratës së mëparshme, kur emisar i Trumpit, Grenell”./Reporteri.net/