Genta Ismajli dhe Getoar Selimi vite më parë sollën hitin ‘Krejt e din’, këngë kjo që u pëlqye shumë nga fansat dhe vazhdon të ndëgjohet ende.
Vetë fakti që kënga u bë për kryeministrin në largim Ramush Haradinaj në kohën kur ai po përballej me procesin gjyqësor në Hagë bëri bujë edhe më të madhe.
Kjo këngë mbeti bashkëpunimi i vetëm i dyshes, mirëpo la shenja si njëra ndër muzikat më të mira të kushtuara për një figurë publike.
E njëjta këngë ka nisur të shpërndahet sërish gjatë ditëve të fundit, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së nga posti i Kryeministrit. Kjo sërish pasi Haradinaj u ftua nga Haga për intervisitm për krime lufte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.