Drejtori i Përgjithshëm i rrjetit social Twitter Elon musk u ka kërkuar punonjësve të punojnë me orar të zgjatur, ose të japin dorëheqjen dhe të marrin 3 muaj kompensim. Përmes një e-maili, Musk paralajmëroi stafin që t’i përkushtohej një kulture të punës me orar të gjatë, ose të largohej.

“Vetëm me një performancë të jashtëzakonshme do të jetë e mundur të krijohet një Twitter 2.0 ”, thuhet në e-mail.

Musk u kërkoi punonjësve që të shprehin zyrtarisht dëshirën e tyre për të marrë pjesë në Twitter-in e ri përmes një linku: kushdo që nuk e bën këtë deri në orën 17:00 të së enjtes 17 nëntor “do të marrë tre muaj pagesa likuidimi dhe do të largohet”.

Reklamë

Ultimatumi në të gjithë kompaninë vjen pasi Musk shkarkoi pa paralajmërim drejtuesit kryesorë të kompanisë, gjysmën e punonjësve me kohë të plotë të kompanisë (rreth 3700 persona) dhe shkurtoi numrin e kontraktorëve që punojnë me kompaninë.

Ishte e qartë se Twitter do t’i nënshtrohej një revolucioni, edhe nga pikëpamja e punësimit. Elon Musk ka kontribuar edhe në rastin e diskutueshëm të shkarkimit “ad personam” të tre punonjësve, një prej të cilëve madje ishte drejtim në Twitter. Të dielën, shefi i Teslas kërkoi falje në platformë për ngadalësinë e tepërt të shërbimit të regjistruar në shumë vende, duke marrë korrigjimin në kohë reale nga një punonjës në bisedë. Përgjigja e Musk ishte e rrufeshme: “Je pushuar nga puna”. Shkëmbimi i tweet-eve u anulua më vonë, por disa përdorues ndërkohë e kishin fotografuar dhe ripublikuar atë./A2CNN