Arsyeja se pse vetëm kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi, e jo edhe ai serb, Petar Petkoviç, ishte në Bruksel me ftesë të shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell, për Kryetarin e të ashtuquajturit “Komision Parlamentar për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Millovan Dreçun, “do të thotë se BE e di që problemi është te Prishtina”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Duke folur në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Dreçun gjithashtu tha se ka një “shkëmbim intenziv” të opinioneve në mes Brukselit dhe Prishtinës, dhe se “duhet të presim që, për shkak të qëndrimeve të vendeve perëndimore, e veçanërisht ShBA’së, megjithatë, që Prishtina të pranojë sugjerimet e tyre në momentin e fundit”.

Dreçun tha se as shtyrja dhjetëmuajshe “nuk është zgjidhje” duke kërkuar që zbatimi i vendimitit qeveritar kosovar rreth shtrirjes së sovranitetit në trafikun verior “të tërhiqet krejt”.

Reklamë

“Pa këtë, s’ka as kthim të përfaqësuesve serbë në institucione, si dhe pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha mes tjerash ai.

“Vetë fakti se Borelli e ftoi kryenegociatorin Besnik Bislimi për të biseduar me Lajçakun tregon se BE është në dijeni se problemi është te Pristhina, dhe kjo duhet të zgjidhet nga Prishtina duke hequr dorë nga qëllimet e saj”, ka vazhduar ai./Reporteri.net/