Autor: Egzona Krasniqi
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Kështu raportoi sot Radio Evropa e Lirë bazuar në burime.
Lidhur me këtë çështje për Gazetën Online Reporteri.net. kanë folur nga Presidenca Çeke.
Në përgjigjen e tyre thuhet se “janë shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit”.
Presidenca Çeke ka konfirmuar se data e re për këtë proces është 1 janar 2024.
“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.
Siç raportoi REL kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.