×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave për Kosovën

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 9:33

    Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

    “Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

    Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.

    Dje është mbajtur mbledhja e Grupit Punues për Vizat në Bruksel ku në agjendë kishte diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

    Nga Presidenca Çeke kanë konfirmuar  për Gazetën Online Reporteri.net. se data e re për këtë proces është 1 janar 2024.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se “janë shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit”.

    “Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024”, u tha në përgjigjen e djeshme të Presidencës Çeke për Reporteri.net.

    E konfirmon Presidenca Çeke: 1 janari 2024 data e re për liberalizim të vizave, jemi shumë afër kompromisit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!