Qeveria e Serbisë të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE’në sa më shpejt të jetë e mundur në masat restriktive dhe sanksionet ndaj Rusisë dhe lidershipit të saj, thuhet në Propozim-Rezolutën për Harmonizimin e Serbisë me Politikën e Jashtme të BE, të dorëzuar nga Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme i Serbisë, Borko Stefanoviç, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, transmeton Reporteri.net.
Seanca e Komisionit Parlamentar serb për Punë të Jashtme , ku propozim-rezoluta do të jetë në agjendë, të mbahet më 30 nëntor.
Teksti, i cili është dorëzuar në procedurë parlamentare më 23 nëntor, thotë që Serbia të vendos pakon e përshtatshme të sanksioneve kundër Rusisë dhe udhëheqësisë së saj.
“Qeveria e Serbisë në mënyrë të pavarur do të përcaktojë se cila pako e masave restriktuese kundër Federatës Ruse mund të zbatohet menjëherë, duke marrë në llogari dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe situatën aktuale, si dhe presionet që ekzistojnë ndaj Republikës së Serbisë nga faktori ndërkombëtar”, thotë teksti.
“Parimet e kësaj Rezolute janë të detyrueshme ndaj Qeverisë dhe të gjitha organeve shtetërore, dhe ata obligohen të respektojnë lirinë e Rezolutës, si dhe rregullisht të raportojnë në Kuvendin Kombëtar për zbatimin e Rezolutës dhe implikimet ndërkombëtare, politike, ekonomike dhe pozicionin e sigurisë së vendit tonë, si dhe dinamaikat e integrimeve evropiane”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në shpjegimin për miratimin e kësaj rezolute, propozuesi theksoi se është interesi më i lartë kombëtar dhe shtetëror që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, sepse vendi është kandidat për anëtarësim dhe dëshiron të jetë pjesë e atij klubi të shtetet evropiane.
“Për shkak të sulmit të paligjshëm ushtarak të Federatës Ruse ndaj shtetit të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran të Ukrainës, si dhe përpjekjes së njëanshme të Federatës Ruse për të shkëputur pjesët lindore të Ukrainës dhe Krimesë, ato çuan në dënimin pothuajse unanim të pothuajse gjithë botën, veçanërisht BE-ja”, shtohet në shpjegim./Reporteri.net/