Reperja amerikane, Cardi B, ka nxitur reagime të shumta të adhuruesve të saj përmes një statusi që bëri në llogarinë e ‘Twitter’ të dielën.


Reperja e famshme ka shkruar “Do doja të isha e vdekur”, status të cilin e ka fshirë më pas, por kjo ka mjaftuar për t’i shqetësuar fansat e saj.

Adhurues të saj të shumtë kanë pyetur nëse reperja nuk është mirë emocionalisht dhe po kalon nëpër një periudhë të vështirë.

Reklamë

Ndërsa që nga ky postim Cardi ka qëndruar e heshtur duke mos reaguar, derisa së fundi publikoi një fotografi me bashkëshortin e saj Offset në ‘Instagram’, e që kjo i ka qetësuar adhuruesit.