Kryetari i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviç ka njoftuar tërheqjen e kandidaturës për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
“Kemi konstatuar se nuk ka mundësi realiste që të mbahen zgjedhjet, dhe prandaj po themi që vendimi ynë të ndikojë në ndikojë në vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në një kohë më të favorshme”, i ka thënë ai të përditshmes serbe “Danas”.
Kandidatura e tij Arsenijeviç tha se kishte qenë vetëm “masë e përkohshme”.
Afati kohor që serbët të kthehen në institucione, përveç ato të gjyqësorit, ka përfunduar sot, tha ai. “Që nga e hënja do të jetë e pamundur që serbët të kthehen në institucione en masse, dhe do të lajmërohet vende të hapura pune”.
“Ne përdorëm afatin kohor ligjoe për të tërhequr kandidaturën. As KQZ-ja dhe as Qeveria e Prishtinës nuk ka na dha udhëzime të qarta se si do të mbaheshin këto zgjedhje, por, simbas statistikave tona, duke qenë se shkollat ku mbahen zgjedhjet janë nën juridiksionin e Serbisë, votimi do të bëhet në pjesët me shumicë shqiptare të Mitrovicës së Veriut, Lagjen e Boshnjakëve dhe Suhodoll. Është e pamundshme që qytetarët të kalojnë barrierat policore për votuar”, ka thënë ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.