Vogëlushja nga Kosova, Klesta Qehaja ka shënuar një sukses të madh në festivalin botëror të këngës dhe interpretimit (WCOPA – World Championchip of Performing Arts) që është mbajtur në Los Angeles të Amerikës.
Aty ajo fitoi çmimin kryesor në kategorinë “Vocal Contemporary”.
Në këtë eveniment të veçantë, Klesta po përfaqësonte shtetin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Klesta nuk është e panjohur për publikun. Disa vite më parë ishte fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit për Fëmijë dhe përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2016 në Maltë.
Më poshtë mund të shihni një performancë të mrekullueshme Klestës me këngën “My Heart Will Go On” nga Celine Dion. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.