×
  • Show Time
  • Show Time

    Dënohet me 55 vjet burg reperi i njohur, u kap pas tre muajsh arrati

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 14:19

    Reperi Tay-K u dënua me 55 vjet burg për grabitje që rezultoi me vdekjen e një personi.


    Reperi i teksasit, Tay-K u dënua me 55 vjet burg dhe 21 mijë dollarë gjobë, të martën, për akuzën e vjedhjes ku mbeti i vdekur një person, sipas zyrës së Prokurorit të Qarkut të Tarrant, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

    Gjykata e dënoi Tay-K, emri i plotë i të cilit është Taymor McIntyre, me 30 vjet burgim me akuzën grabitje e rëndë dhe 13 vjet për secilën nga dy akuzat e vjedhjes së rënduar.

    19-vjeçari u gjet fajtor për vrasje javën e kaluar në vdekjen e një babai 21-vjeçar në këtë incident.

    Tay-K ishte një nga shtatë të pandehurit, raporton CNN.

    Sipas dëshmisë së dëshmitarëve, Tay-K ishte pjesë e një plani për të vjedhur drogë dhe para nga shtëpia e viktimës në Mansfield, në zonën Dallas-Fort Worth, raportoi KTVT.

    Tay-K u kap në New Jersey pas tre muajsh në arrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!