×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Elon Musk “bie nga froni”, humb titullin si njeriu më i pasur në botë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 18:28

    CEO i Tesla-s, Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes.

    Musk së fundmi ka blerë Twitter-in dhe ka shitur aksione në kompaninë e tij të makinave elektrike për të ccuar deri në fund marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh që kishte me platformën e rrjeteve sociale.

    Vendin e Elon Musk e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH, dhe familja e tij. Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.

    Kurse shefi i ri i Twitter-it, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.

    Ndërkohë, aksionet e Tesla-s ranë rreth 4 për qind mëngjesin e së mërkurës./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!