Përmes disa fotografive të shkëputura të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i ka shtruar një pyetje Bashkimit Evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Evropë, a po i shihni armët e gjata në veri? Evropë, a po i shihni forcat special mbi spital? Derisa serbët në barrikada po luftojnë për thjesht mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-n me gishtin në këmbët”, ka shkruar Petkoviç derisa ka etiketuar KFOR-in, EULEX-in, dhe ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Petkoviç vazhdon të shkruajë se prezenca e njësive speciale në pjesën veriore të vendit është kundër marrëveshjes së Brukselit, derisa e quan “njësi speciale e Kurtit”.
“Në cilën pikë të marrëveshjes thuhet se njësitë speciale të Kurtit mund të qëndrojnë në veri të Kosovës. Ata s’kanë çfarë të kërkojnë aty dhe prania e tyre është shkelje direkte e marrëveshjes “, ka shkruar Petar Petkoviç.
Europe, do you see the long guns in the north?! Europe, do you see special forces above the hospital? While Serbs on barricades are fighting for bare survival, Kurti is sending ROSU to the north with fingers on the trigger! 1/2 @MiroslavLajcak @EULEXKosovo @NATO_KFOR pic.twitter.com/lrqJcE44vF
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 12, 2022
Javën e kaluar është shtuar prania e policisë kosovare në pjesën veriore të Mitrovicës pas sulmeve të njëpasnjëshme të bandave të maskuara ndaj zyrtarëve policorë dhe kuvendeve komunale zgjedhore.
Policia e Kosovës është sulmuar disa herë me armë zjarri nga bandat në veri, derisa një zyrtar policor është plagosur.
Autori i njërit prej këtyre sulmeve, ish-pjesëtar i policisë kosovare nga komuniteti serb, Dejan Pantiç, është arrestuar nga autoritetet, përçka janë ngritur barrikada në Rudare për të ndaluar qarkullimin.
Barrikadat e paligjshme janë dënuar njëzëri nga ShBA, MB dhe BE./Reporteri.net/