×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: Aktakuza ndaj Thaçit është plogështi përtej plogështie, Smith qëllimisht e ngriti atë mu kur po arrihej marrëveshje e madhe

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 16:59
    Richard Grenell, Përfaqësuesi Special amerikan në Dialogun Kosovë-Serbi

    Në një seri cicërimash, ish-Përfaqësuesi Special amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka identifikuar një “skandal” të ish-prokurorit në Gjykatën Speciale, Jack Smith, duke shkruar se ai ngriti aktakuzë ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi mu në kohën kur po negociohej një marrëveshje e madhe e që Smith-in do ta linte pa punën e tij të rehatshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nuk u kursye në kritika as ndaj Presidentit të ShBA’së, Joe Biden, të cilit iu drejtua me “turp për ty” duke rikujtuar cilësimet për ish-Presidentin Thaçi si “Goerge Washington’i i Kosovës”.

    “Veprimet e Jack Smith për të akuzuar dhe burgosus me një akuzë të vjetër 20 vjeçare vetëm për shkak se Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së rehatshme të Jack-ut janë skandaloze”, ka shkruar Grenell.

    “Turp edhe për Joe Biden. E quajti Hashim Thaçin George Washington të Kosovës – dhe Jack Smith ngriti aktakuzë ndaj Thaçin sepse bëri progres dhe faqe përmes dikujt që Jack e urrente – Trumpit”.

    Richard Grenell për aktakuzën ndaj Thaçit thotë se “secili avokat i të drejtave të njeriut e kupton se është e plogësht përtej plogështie”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!