Policia e Serbisë nuk e ka lënë të hyjë në Kosovë politikanen serbe Rada Trajkoviç, ka lajmëruar ajo përmes një cicërimë në Twitter, raporton gazeta online Reporteri.net.
Trajkoviç lajmëroi se mëngjesin e të enjtjes gjersa po hynte në Kosovë për të marrë pjesë në një takim me ambasadorin amerikn në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ajo është ndaluar në Merdare.
Ajo ka thënë mediumit se nuk ka marrë asnjë shpjegim për këtë ndalesë, derisa kufirin në Merdare e quajti thjesht “kufi administrativ” e jo ndërshtetëror.
Kujtojmë se ditë më parë, Rada Trajkoviç, ka lajmëruar se ka marrë kërcënime të mëdha për jetën e saj, derisa kërcënime ka marrë edhe për fëmijët e saj.
Politikanja serbe nga Kosova, e cila u emërua edhe këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka qenë shënjestër e një fushate dehumanizuese nga krerët e shtetit serb./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.