Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të dekorojë personalitete e artistë të fushave të ndryshme.
Ai sot ka dekoruar edhe tre këngëtarë të muzikës popullore. Këtë e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në llogarinë Facebook.
“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”.


