Pas ndalimit që Policia e Serbisë i bëri rrugës për të hyrë në Kosovë, politkanja serbe Rada Trajkoviç, është takuar me ambasdorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raporton gazeta online Reporteri.net.
“E kam thënë më parë, dhe duhet ta përsëris: Kërcënimet dhe frikësimet për shkak të dallimeve në opinione politike janë të papranueshme në shoqëri të lira dhe demokraitke”, ka thënë ambasadori Hovenier.
Trajkoviç nuk u lejua të kalojë në pikën kufitare të Merdares për të hyrë në Kosovë, ku, edhe siç lajmëroi, kishte takim me ambasadorin.
Ajo lajmëroi se “pa asnjë arsye” nuk u lejua të kalojë për orë të tëra.
“E falënderoj Rada Trajkoviçin për njohuritl e saj”, shkroi Hovenier.
Thanks to Rada @trajkovic_rada for her insights today. I have said it before, and it bears repeating: threats and intimidation because of political opinions are unacceptable in free and democratic societies. pic.twitter.com/E377fiOQqo
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 15, 2022
Mëngjesin e të enjtes Trajkoviç lajmëroi në llogarinë e saj në Twitter, se është ndaluar pa ndonjë arsye të shpjeguar nga autoritetet serbe.
Kujtojmë se ditë më parë, Rada Trajkoviç, ka lajmëruar se ka marrë kërcënime të mëdha për jetën e saj, derisa kërcënime ka marrë edhe për fëmijët e saj.
Politikanja serbe nga Kosova, e cila u emërua edhe këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka qenë shënjestër e një fushate dehumanizuese nga krerët e shtetit serb./Reporteri.net/