Ndalimin për më shumë se 10 orë që Policia e Serbisë i bëri politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, kryeministri kosovar, Albin Kurti e ka quajtur “shkelje të rëndë ndaj të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që i binder ligjit”, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ndalimi 10-orësh kufitar i Dr. Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit të Kosovës Nenad Rashiq dhe diabetike, për herë të dytë këtë javë nga regjimi autokratik i Serbisë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike kundër serbëve të Kosovës që i binden ligjit”, shkroi Kurti në Twitter derisa edhe i etiketoi ShBA-në, Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.
Serbian autocratic regime's 10-hr border detention of Dr.@Trajkovic_Rada, advisor to 🇽🇰 Minister Nenad Rasic & a diabetic, for the 2nd time this week, is a gross violation of human rights & typical retaliation against law-abiding 🇽🇰 Serbs. @StateEUR @JosepBorrellF @MiroslavLajcak
— Albin Kurti (@albinkurti) December 16, 2022
Edhe ambasadori amerikan në Prishtin Jeffrey Hovenier reagoi ndaj ndalimit të Rada Trajkoviç në pikën kufitare të Merdares, duke ia pamundësuar asaj hyrjen në Kosovë.
“E falënderoj Rada Trajkoviçin për njohuritë e saj sot. E kam thënë më herët dhe po e përsëris: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të dallimeve në opinione politike janë të papraniueshme në shoqëri të lira dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.
Thanks to Rada @trajkovic_rada for her insights today. I have said it before, and it bears repeating: threats and intimidation because of political opinions are unacceptable in free and democratic societies. pic.twitter.com/E377fiOQqo
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 15, 2022
Rada Trajkoviq qe 12 orë po mbahet në Merdarë, Qeveria: E kemi informuar zyrën e BE-së