×
  • Lajme
  • Lajme

    Kredi nga banka e Orbanit për t’ia shlyer borxhet “Republika Srpska”-s

    Reporteri
    19 Dhjetor 2022 | 11:29
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe President i entitetit serb të Bosnjes, Milorad Dodik

    Kredi e re për borxhet e vjetra. 110 milionë euro, për të cilat Bosnje-Hercegovina merr hua nga Hungaria për entitetit “Republika Srpska” (RS) do të synohet për shlyerjen e borxheve të vjetra.

    “Nënshkrimi i kontratës do të mundësojë ekzekutimin pa probleme të të gjitha detyrimeve dhe realizimin e politikës së planifikuar të Qeverisë së Republikës Srpska,” tha Ministria e Financave e RS për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton gazeta online Reporteir.net.

    Paratë janë marrë nga Banka e Eksport-Importit të Hungarisë (EXIM).

    EXIM Bank është 100% në pronësi të shtetit dhe siç thuhet në faqen e tyre të internetit, ato janë “agjencia zyrtare e kredisë për eksport” e vendit.

    EXIM Bank është themeluar në vitin 1994 dhe ka asete prej gati pesë miliardë eurosh.

    Sipas klasifikimit të tyre të vendeve sipas rrezikut për investime, në shkallën 1 deri në 7, BiH ka notën 5, në nivelin e Malit të Zi, Kosovës dhe Moldavisë. Të vetmet vende evropiane me një vlerësim më të keq janë Rusia (6), dhe Bjellorusia dhe Ukraina (7).

    “Falë aktiviteteve të Presidentit të Republikës Srpska, z. Milorad Dodik, Hungaria ka shprehur interesim për financim dhe Ministria e Financave e Republikës Srpska ka hyrë në negociata me institucionet përkatëse”, thuhet në përgjigjen për RFE-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!