Gjermania e quajti “krejtësisht të papranueshme” idenë që Serbia të mund edhe të sugjeronte, e lëre më të kërkonte, të ashtuquajturin “rikthim” të rreth një mijë trupave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas kryediplomates gjermane Annalena Baerbock, ambasadorja gjermane në Beograd Anke Konrad e qartësoi edhe më tej pozicionin e Gjermanisë në këtë çështje.
Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “nuk ofron bazë” për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës, ka thënë ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Një deklaratë e tillë ka zgjuar reagimin e të ashtuquajturit drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
“Ku na qenka pozicioni parimor i Gjermanisë ndaj asaj që shkruhet në mënyrë eksplicite në Rezolutën 12/44, se nuk paska bazë për rikthimin e ushtrisë [serbe] në Kosovë, dhe se ajo që nuk është në Rezolutë, siç është shkelja e integritetit territorial të Serbisë, paska bazë. Ku është e drejta ndërkombëtare?”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.
Kакав је то принцип немачке амбасадорке да оно што је експлицитно написано у Резолуцији 1244, попут враћања војске на KиМ-нема основа, а да оно што не постоји у Резолуцији, попут кршења територијалног интегритета Србије-има основа. Где је ту међународно право?! pic.twitter.com/0M4jrKNaEq
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 19, 2022
Çfarë tha ambasadorja gjermane që s’i pëlqeu Petkoviçit?
Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ofron bazë për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës, ka thënë ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kjo, tha ajo, është pozicioni i Gjermanisë.
“KFOR-i është ajo që i jep përgjigje kësaj dhe Serbia duhet ta pres atë përgjigje”, i tha ajo televizionit N1, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Situata në Kosovë, tha Konrad, tregon se sa “urgjente” është që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe “të gjejnë kopromis e jo të shkojnë nga kriza në krizë”.
“Kemi një zingjirë provokimesh të ndërsjella dhe hapa që njëra ose pala tjetër i percepton si provokime. Kjo duhet të pushojë, është e rëndësishme që të rikthehen në bisedimet për normalizim”.
Pyetur për planin gjermano-francez ajo tha se është plan evropian. “Është një propozim që jep perspektivë për palët dhe në cilin drejtim duhet të shkojnë”.
Konrad u shpreh e shqetësuar me një deklaratë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “nuk i beson Gejermanisë”, ngase, siç tha ajo, Gjermania është e përfshirë në zgjidhjen e konfliktit.
Vetë Ministrja e Punëve të Jashtme Gjermanisë, Annalena Baerbock, ishte e para që e quajti “krejtësisht të papranueshme” idenë që Serbia të mund të “rikthejë” forca policore dhe ushtarake në veri të Kosovës.
Në një cicërimë në Twitter, ajo akuzoi “retorikën nacionaliste” të Serbisë, e cila sipas saj, nuk shërben në zhbërjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Reporteri.net/