×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabiç lëshohet në propagandë, interpreton njëanshëm deklaratën e Kurtit për “The Guardian”

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 13:24
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

    Deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se sa i përket çështjes së heqjes së barrikadave të paligjshme në veri “shqetësimi ynë është që heqja e tyre nuk mund të plërjashtojë mundësinë që të ketë viktima”, i ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila tha se është “kërcënim jetësh të serbëve”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Përmes deklaratës dhënë për The Guardian, Albin Kurti botës i tregon fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar me vdekje dhe dhunë serbët në vend se të zgjedh zgjidhje racionale duke e zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit, dhe të pushojë arrestimet arbitrare të njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Brnabiç në Twitter.

    Kurti i tha “The Guardian” se sa i përket çështjes së heqjes së barrikadave “shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë mundësinë e viktimave. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”.

    “Thirje për likuidim të serbëve” e ka quajtur ventrilokisti i Aleksandar Vuçiç, Petar Petkoviç, deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, rreth barrikadava të vendosura në pjesën veriore të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këtë deklaratë Petkoviç e quajti “kërcënim serioz” për të cilën tha se “Serbia e merr shumë seriozisht” derisa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të reagojë urgjentisht”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!