Spanja nuk e mbështet kandidaturën e Kosovës në BE, ka lënë të kuptohet Sekretari i Shtetit të Spanjës për BE, Pascual Navarro, raportoi “Europa Press”, përcjell Reporteri.net.
“Spanja nuk e njeh Kosovën; rrjedhimisht do të votojë kundër çfarëdo vendimi procedural ose dhënës të statusit të vendit kandidat”, tha Navarro.
Për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në BE, përfaqësuesi spanjoll tha se “gjëja normale do të ishte të kërkohet opinioni i Komisionit Evropian”.
“[…] E më pastaj të debatohet kjo çështje në Këshillin për Punë të Përgjithshme, dhe përfundimisht të vendoset nga liderët evropianë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Navarrno u shpreh i bindur se Spanja nuk ka ndryshuar pozicion ndaj pavarësisë së Kosovës dhe se “nuk mbeshtim kandidaturën në rrethanat aktuale”.
Madje edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Navarrno tha se “Kosova nuk është shtet, por është një territor me të cilin BE ka një marrëdhënie”./Reporteri.net/