×
  • Lajme
  • Lajme

    Sëmuren 9 policë të Kosovës që po patrullonin matanë barrikadave, KFOR jep detaje

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 20:55

    Njësitë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë bërë të ditur se që nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, kanë transportuar 9 policë të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara.

    “KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.

    Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare.

    Ata kanë thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.

    Policët e Kosovës qe 11 ditë të bllokuar në Leposaviq: Pa ardhur dikush ne nuk lëvizim

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!