Serbia mund të mbështesë në Rusinë në lidhje me Kosovën, garantoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, në një shkrim autorial botuar në agjencinë e lajmeve ruse “Tass”, e citoi “Tanjiug”, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Federata Ruse dhe Serbia do të vazhdojnë “të koordinojnë qëndrimet e përbashkëta të tyre në këtë çështje”, u shpreh Harçenko, duke shtuar edhe se Rusia i konsideron “shqetësimet dhe problemet” e Beogradit me Kosovën sikur të ishin të saj.
“Njerëzit në Serbi e dinë se gjithherë mund të mbështeten te Rusia, pavarësisht sfidave serioze që ka vendi ynë në kontekstin e ballafaqimit me NATO’n, e cila na u është imponuar. Ne vazhdojmë të marrim pjesë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare të tanishme, përfshirë edhe Kosovën”, ka shkruar ambasadori rus.
Harçenko, për të cilin ditë më parë Kremlini tha se “ka marrë instruksione konkrete” për ta ndihmuar Serbinë në çështjen me Kosovën, u shpreh se “Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Beogradin për të ruajtur të drejtat ligjore të saj në lidhje me Kosovën, përcjell Reporteri.net.
Siç vazhdoi të thotë ai, “instrumenti kyç i Moskës është të qënit Anëtar i Përherhshëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. “Sigurisht, me mirëkuptimin që iniciativa gjithmonë vjen nga Beogradi”, tha Harçenko.
Përveç kësaj, qëndrimi rus, tha ai, është i njëjtë me atë kinez, “sepse Pekini gjithashtu insiston në qëndrim strikt të normave të drejtës ndërkombëtare dhe në mbajtjen e temës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.
Ai, mes tjerash, rikujtoi se “qëndrimi i Presidentit Vladimir Putin rreth Kosovës nuk ka ndryshuar”. “Ne bëjmë thirrje për zgjidhje reciprokisht të pranueshme e të përheshme mes Beogradit dhe Prishtinës bazuar në Rezolutën 12/44”, tha ai.
“Rusia i kupton shqetësimet dhe problemet e Serbisë sikur të ishin të saj, sepse nuk luan nga vendi i saj rreth sanksione dhe refuzon t’i bashkohet perëndimit në restriksionet ndaj Rusisë”, ka shkruar ai.
“Perëndimi po përdor trazirat në Kosovë si mënyrë për t’i bërë presion Presidentit Aleksandar Vuçiç që ta fusin në një qyshe dhe ta detyrojnë t’i bashkohet sanksione anti-ruse”, ka thënë ai, transmeton Reporteri.net.
Ai shtoi se bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë ka për qëllim forcimin e aftësive luftarake të këtij vendi, sigurimin e stabilitetit socio-ekonomik dhe forcimin e sovranitetit të tij./Reporteri.net/