×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviç e quan televizionin serb N1 “propagandë të Prishtinës”, raportuan për protestën në Rudare me shifra të Policisë së Kosovës

    Reporteri
    22 Dhjetor 2022 | 17:41
    I ashtuquajturi drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

    Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka akuzuar televizionin N1 në gjuhën serbe si “portal propagande i Prishtinës”, pasi ky televizion iu referua komunikatës së Policisë së Kosovës se në Rudare morrën pjesë 1 mijë e 500 protestues, e jo 10 mijë siç pretenduan zyrtarët serbë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Mediat e Kurtit dhe të [Dragan] Shollakut si N1 u bënë bashkë kundër grumbullimit të mahnitshëm në Rudare. Vetëm se ju përdorni propagandën dhe dezinformatat e Prishtinës se në protestë ishin 1 mijë e 500 njerëz, por fotografitë flasin më zëshëm se gënjeshtrat e juaja. Uniteti i serbëve ju pengon”, ka shkruar Petkoviç.

    Në shkrimin e tij ai bashkëngjiti fotografi të printuara të lajmit të N1 duke vendosur barazi me një lajm në gjuhën shqipe.

    Krerët e shtetit serb vazhdimisht sulmojnë televizionin serb N1 për “propagandë anti-serbe” dhe gazetarët e këtij televizioni janë subjekt i madh i kërcënimeve dhe sulmeve që adresë përfundimtare kanë shtetin serb.

    Dragan Sholak, i cili u targetua në këtë cicërimë të Petkoviçit, është një miliarder, biznesmen dhe manjat mediatik serb dhe zakonisht vlerësohet si njeriu më i pasur në Serbi, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!