Lista Serbe ende nuk e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e tyre për emërimin e Nenad Rashiç ministër për Komunitete dhe Kthim, njoftoi media serbe “Radio KiM”, përcjell Reporteri.net.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se gjer më tash nuk është dorëzuar një gjë e tillë ndonëse Lista Serbe kishte deklaruar se emërimin e Rashiç do ta dërgojnë në kushtetuese.

Lista Serbe, e udhëhequq nga Goran Rakiç, i cili kishte shërbyer si ministër për komunitete dhe kthim, pas dorëheqjes së tij, e kontestoi emërimin e Rashiçit, duke e cilësuar si antikushtetues.

Reklamë

“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë – gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiç nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, pretendonte Lista Serbe.

Emërimin e Rashiçit e kishin kontestuar edhe vetë krerët e shtetit të Serbisë, për çka edhe nisi një fushatë e ashpër demonizuese ndaj tij, si “serb i Kurtit”./Reporteri.net/