×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç urdhër ushtrisë serbe: Deri në fund të 2023’ës të shtohen edhe 3 mijë e 500 pjesëtarë të forcave speciale

    Reporteri
    26 Dhjetor 2022 | 15:41
    Foto: Ministria e Mbrojtjes e Serbisë

    Deri në fund të vitit 2023 Forcat e Armatosura Serbe do të shtojnë prej 1 mijë e 500 në 5 mijë numrin e pjesëtarëve të forcave speciale ushtarake, ka kërkuar Presidenti i Serbisë, njëherit edhe Komandant i Forcave të Armatosura Serbe, Aleksandar Vuçiç, përcjell Reporteri.net.

    Këtë e bëri të ditur ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili tha se kanë marrë “detyra dhe urdhëra” nga presidenti serb, për shtimin e këtyre forcave, raportoi “Novosti”, përcjell Reporteri.net.

    “Dëshiroj të lajmëroj opinionin serb dhe jo vetëm se mbrëmjen e kaluar unë dhe gjenerali Millan Mojsilloviç kemi marrë detyrën dhe urdhërin nga Presidenti i Serbisë, Komandanti i Përgjithshëm, Aleksandar Vuçiç, për të shtuar numrin e njësisë speciale ushtarake të Ushtrisë Serbe deri në fundvitin 2023”, ka deklaruar ministri serb i mbrojtjes.

    Qëllimin e shtimit të këtyre forcave, Vuçeviç e shpjegoi në “nevojën për të mbrojtur vendin” duke shtuar edhe se këtë mbrojtje e synojnë “në çdo pjesë të territorit”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!