Pavarësisht mospërmbushjes së kërkesave për t’iu mundësuar vizita në Kosovë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ia mësyu Merdares për t’u kthyer mbrapsht për në Serbi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Qeveria e Kosovës i kërkoi patriarkut që para se të mund të hyjë në Kosovë fillimisht të distancohet dhe të dënojë “përfshirjen aktive të Kishës Ortodokse Serbe në dhënien e mbështetjes ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat për më shumë se 16 ditë”, ndaj të cilës nuk u përgjigj kryepatriarku.
MPJD e Kosovës u shpreh se nuk ia ka ndaluar vizitën, por se i ka parashtruar disa kërkesa, të cilat ky i fundit nuk i përfilli. Madje ai u nis krye më vete për Kosovë për t’u kthyer nga ishte nisur.
Porfirije, siç raportuan mediat serbe, shihet të qëndrojë në veturë për disa minuta në pikëkalimin kufitar të Merdares mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kthehet mbrapsht për Kurshumli./Reporteri.net/
Kush është Patriarku serb që (s’)u ndalua të hyjë në Kosovë?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.