×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq: Rritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2022 | 13:15
    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniq, komentoi urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe, raportoi REL, prëcjell Reporteri.net.

    “Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë”, tha Bërnabiq, më 27 dhjetor.

    Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka “kërcënuar me heqjen e barrikadave me forcë”.

    “Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët [në Kosovë] janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha Bërnabiq.

    Ajo u pyet nga gazetarët që t’i përgjigjet spekulimeve të disa mediave pro-qeveritare serbe për ekzistencën e forcave të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq tha se “ata që i kanë përmendur duhet t’i pyesin për këtë gjë”.

    E pyetur nëse e dinte se kishte forca të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq tha se “nuk do të flas për këtë në këtë moment”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!