Drejtor i Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Alessandro Politi, modelin e Tirolit Jugor e sheh si zgjidhje për problemin e Veriut të Kosovës.
Është model i arsyeshëm, shprehet Politi, duke iu referuar Provincës Autonome të Bolzanos si zgjidhje për çështjen e kontestuar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, derisa vlerëson se nuk vëren ndonjë model tjeter të suksesshëm i cili do të mund të aplikohej në këtë rast.
Duke folur për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai nuk e sheh mundësinë e përshkallëzimit në luftime të hapura.
“Serbia do të kishte shumë çfarë të humbiste duke shkelur marrëveshjet precise tekniko-ushtarake me NATO-n dhe do ta gjente veten në kundërshti me KFOR-in. Në anën tjetër, ngurtësia e palës kosovare rrezikon bllokimin e zgjidhjes së njohjes/pranushmërisë në zyret e OKB-së”, i tha ai medias “Formiche”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Duke folur për çështjen e zgjidhjes së problemit me pakicën serbe në Kosovës, Alessandro Politi, e quan “modelin e vetëm të mençur” atë të Tirolit të Jugut. Madje ai thotë edhe se “s’ka lidhje sa kushton” bërja e saj duke e konsideruar si të vetmin model të suksesshëm për ta aplikuar.
“Në të kundërtën, ekziston rreziku i bllokimit të zgjidhjes së njohjes/pranimit të Kosovës në vend të fascilitimit të saj: rrugë të reja duhet të provohen. Dhe, më pastaj, njohja e Kosovës, e cila mbahet peng nga Rusia në Këshillin e Sigurimit, mund të arrihet përfundimisht me dy-të-tretat e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: kjo do të ishte pikë tejet e rëndësishme”.
Tirolli i Jugut
Tiroli i Jugut, zyrtarisht Provinca Autonome e Bolzanos, është një provincë autonome në Italinë veriore, një nga dy që përbëjnë rajonin autonom të Trentino-Alto Adige/Südtirol.
Provinca është më veriore e Italisë, e dyta më e madhe, me një sipërfaqe prej 7,400 kilometra katrorë dhe ka një popullsi totale prej rreth 534,000 banorë që nga viti 2021./Reporteri.net/