×
  • Lajme
  • Lajme

    Pantiç lirohet nga paraburgimi, e konfirmon Gjykata Themelore në Prishtinë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 12:30
    Dejan Pantiç

    Ish-policit të komunitetit serb të Kosovës të mbajtur në paraburgim për dyshime rreth sulmeve terroriste ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak, konfirmoi Gjykata Themelore në Prishtinë për Reporteri.net.

    “Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha zëdhënësja Mirlinda Gashi për Reporteri.net.

    Para pak kohësh edhe avokati i Dejan Pantiç, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

    “Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

    Lirimin e tij në arrest shtëpiak e ka konfirmuar për mediat serbe edhe djali i Pantiqit.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i çuditur me ndërrimin e masës të sigurisë së Dejan Pantç.

    “Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”.

    Pantiq, u arrestua nën dyshimet se qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.

    Serbët tash e tri javë kanë ngritur barrikada në veri dhe njëra ndër kërkesat e tyre për tërheqjen e barrikadave, ishte lirimi i Pantiqit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!