Deputeti i Bundestagut, Adis Ahmetoviç, përmes një komunikate për shtyp ka bërë thirrje për shtensionim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa ka kritikuar këtë të funden për barrikadat e vendosura në pjesën veriore, bllokimin e pikave kufitare dhe ngritjen e gatishmërisë së lartë ushtarake, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ahmetoviç ka kërkuar “sqarim të menjëhershëm” nga Serbia githashtu edhe për vertetësinë e informacioneve se forcat mercenare ruse “Wagner” janë stacionuar në Serbi.
Gjithashtu ai ka kërkuar ShBA’së dhe BE’së të bëjnë rritje të sërishme në numrin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR’it, si “spirancë e vlefshme” e sigurisë së rajonit.
Lexojeni të plotë komunikatën e Ahmetoviç:
Zhvillimet aktuale mes Serbisë dhe Kosovës janë thellësisht shqetësuese. Në vend të provokimeve të mëtejshme – vendosja forcate të sigurisë në gatishmëri të lartë ushtarake ose bllokimi i rrugëve transportuese dhe pikëkalimeve kufitare – duhet të ketë vullnet të përnjëmendtë për të biseduar në mënyrë që të parandalohet një konflikt i armatosur. Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, përfshirë njërës së Kryeministrit të Kosovës ndaj KFOR’it për të hequr barrikadave, arteriet kyçe të trafikut vazhdojnë të mbesin të bllokuara dhe pikëkalimet kufitare të mbyllura. Informacionet ekzistuese – nëse konfirmohen – se forcat e sigurisë vagneriane janë tashmë të stacionuara në Serbi duhet të qartësohen menjëherë.
Tash, më shumë se kurrë, BE dhe ShBA, thirren për të marrë masa të menjëhershme dhe konkrete për të hequr eskalime të mëtejme dhe të sigurojnë paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin trupave të KFOR’it në vend, të cilët kanë provuar se janë një spirancë e vlefshme e stabilitetit në rajon.
Kalkulusi i dukshëm për të provuar përsëritjen e një kapitulli të errët historik nuk duhet të lejohen të ketë sukses.