×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqarohet Prokuroria Speciale: Dejan Pantiç nuk u dërgua në paraburgim siç kërkohet me ligj, nuk iu ofrua as hospitalizimi

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 16:16
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dalë me një njoftim në lidhje me ndërrimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiç, të akuzuar për “sulm terrorist” i cili po mbahej në paraburgim, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ata rikujtojnë se i njëjti, duke e pasur të pamundur të dërgohej në paraburgim siç parashihet me ligj, dhe për shkak të pamundësisë që t’i gëzojë të drejtat që u takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për zëvendësimin e masës prej paraburgimit në arrest shtëpiak.

    Prokuroria poashtu njofton se propozimin për ndërrimin e masës së arrestit të Dejan Pantiç e bazoi “në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human”.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

    Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

    Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë  shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!