Krizën e fundit në pjesën e barrikaduar të vendit e ka quajtur “më të rrezikshmen ndërvite me potencial tejet të madh shpërthimi në dhunë”, gazetari briantik dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, raporton gazeta online Reporteri.net.
Pas vendimit për heqjen e barrikadave dhe shtensionimit të situatës, Judah ngren pyetjen nëse tash faza e “shuarjes së vazhdueshme të zjarreve” ka mbaruar dhe nëse mund të shkohet para në fazën e normalizimit të marrëdhënieve.
“Barrikadat në veri të Kosovës po largohen, kufiri në Merdare u hap sërish dhe ish-polici Dejan Pantiç është zhvendosur në arrest shtëpiak. Kriza duket se e tëra ka përfunduar…deri në krizën tjetër”, ka shkruar Judah në Twitter.
“Çështja është nëse faza e shuarjes së vazhdueshme të zjarreve ka përfunduar dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund ta bëjnë Aleksandar Vuçiçin dhe Albin Kurtin për të shkuar drejt një marrëveshje për normalizim, e cila do të ishte e mirë për të gjithë në rajon”.
Krejt në fund, Judah, këto 20 ditë të barrikadave i quan “më të rrëzikshmet ndër vite me potencial të madh të shpërthimit në dhunë”.
This crisis was the most dangerous one in ages with plenty of potential to explode in violence.
— Tim Judah (@timjudah1) December 29, 2022
Pas lirimit të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiç për t’u mbrojtur në liri, serbët janë pajtuar me lidershipin e Beogradit për t’i çmontuar barrikadat në pjesën veriore të vendit.
Ata e kanë paraqitur si triumf të vendosmërisë së tyre “garancitë” që ShBA dhe BE i kanë premtuar se nuk do të ketë arrestime të serbëve protestues/barrikadues si dhe se FSK nuk do të mund të hyjë në veri pa lejen paraprake të komandantit të KFOR’it dhe pëlqimit të përfaqësuesve politik të komunitetit serb atje./Reporteri.net/