Forca paqeruajtëse e NATO’s në Kosovoë (KFOR) e ka mirëpritur vendimin për heqjen dhjetëra barrikadave në pjesën veriore të vendit, u shprehën ata në një komunikatë për shtyp, raporton gazeta online Reporteri.net.
Siç thuhet më tej, “heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejtë, në mënyrë të sigurtë, duke shmangur çfarëdo lloji të rrezikut apo incidenteve”.
“Palët duhet të shmangin çfarëdo retorike apo veprimi që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR po i vëzhdon për së afërmi këto zhvillime. Mbesim skajshmërisht vigjilent dhe të gatshëm të intervenojmë nëse është e nevojshme, në pajtim me mandatin ton të bazuar në Rezolutën 12/44 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në komunikatë./Reporteri.net/