Tash e disa orë ka filluar heqja e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

Të enjten, pas 20 ditësh qëndrim, është larguar edhe kamioni i fundit që pengoi qarkullimin në Rudarë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Rrjedhimisht, tashmë është mundësuar lëvizja e lirë në këtë pjesë të territorit. Heqja e barrikadës është bërë nga persona të maskuar.

Reklamë

Kujtojmë se barrikadat janë ngritur në veri si reagim i komunitetit serb në Kosovë për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i akuzuar për sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ’së në veri. Ky i fundit dje u lirua në arrest shtëpiak.

Për heqjen e barrikadave, të mërkurën mbrëma njoftoi vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga takimi që pati me pjesëtarë të komunitetit serb në Rashkë. /Reporteri.net/.

Rudarë | Foto: Ekonomia Online
Rudarë | Foto: Ekonomia Online