Pas largimit të barrikadave në Rudare të Zveçanit, njëjtë është vepruar edhe në Lagjen e Boshnjakëve. 

RTV Dukagjini raporton se tashmë është larguar edhe pengesa e fundit nga kjo barrikadë.

Barrikada e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve, ishte barrikada e parë e vendosur në qytet.

Reklamë

Të enjten, pas 20 ditësh qëndrim, është larguar edhe kamioni i fundit që pengoi qarkullimin në Rudarë, transmeton Reporteri.net.

Po ashtu, sot është liruar për qarkullim edhe Merdarja, pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, pas dy ditësh e mbyllur.

Kujtojmë se barrikadat janë ngritur në veri si reagim i komunitetit serb në Kosovë për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i akuzuar për sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ’së në veri. Ky i fundit dje u lirua në arrest shtëpiak.

Për heqjen e barrikadave, të mërkurën mbrëma njoftoi vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga takimi që pati me pjesëtarë të komunitetit serb në Rashkë.

Reklamë