Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka marrë goxha vëmendje, veç se kësaj radhe jo me ndonjë këngë të re, por me stil të veshjes.
Derisa po shijonte një takim me të afërmit e saj, ylli i hitit “Levitating” është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtë argjendi të tejdukshëm, të kombinuar me çizme ngjyrë rozë e të gjata deri tek pjesa e gjurit, shkruan DailyMail.
Dua ua ka uruar ndjekësve të saj festën e ndërrimit të motmoteve duke iu dëshiruar paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi për këtë vit në vazhdim, ndërsa ka publikuar fotografitë me fustanin në fjalë.
Një detaj që morri vëmendje ishte pjesa e shpinës së fustanit që ishte goxha e hapur, aq shumë sa i dukeshin edhe të brendshmet, çka bëri që fansat ta komentojnë atë pafund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.