Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se i ka dërguar një gruaje mesazh ngacmues dhe fotografi intime.
Rasti është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 23:30.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë në posedim të të dyshuarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
“Viktima femër kosovare, raporton se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim. I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”