×
  • Show Time
  • Show Time

    “Doli nga vetura dhe shtiu me armë”, Policia ka një javë që po e kërkon Feron për ta arrestuar

    Reporteri
    04 Janar 2023 | 10:24

    Feronit Shabanai, i njohur ndryshe si Fero ka një javë që po kërkohet nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti kishte shtënë me armë në një nga lagjet e Gjilanit, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Fero ende ndodhet në arrati dhe këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Po është e vërtetë, ende nuk është arrestuar”, tha Hashani.

    Nga të shtënat e datës 29 dhjetorit të së enjtes, Policia pati bërë të ditur se nuk është lënduar askush.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, kishte deklaruar Hashani për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!