Vëmendjen në spektaklin e sontëm të Big Brother VIP Albania 2 e ka marrë një deklaratë shqetësuese e banorit Luiz Ejlli.
Ky i fundit, ditë më parë derisa ishte në shtëpi, i tha banores Kiara Tito, se vuan nga një sëmundje e rrallë, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, sonte ai po ashtu deklaroi se kjo në fakt nuk kishte të bëjë me të personalisht por me një shok të tijin; ndërsa vetë Luizi tha se ka dyshime për simptoma të njëjta si ato të shokut që vuan nga tumori.
Anipse rezistoi duke thënë se ka kryer kontrollet e nevojshme para se të hynte në shtëpinë e Big Brother dhe se ndihet mirë, pas kësaj deklarate, produksioni i show-t e ka detyruar Luizin të shkojë në spital për t’i bërë analizat.
Produksioni do të kujdeset që këto analiza të kryhen, dhe të mirret vesh përfundimisht gjëndja e tij shëndetësore.
Vetë Luizi i kishte thënë Kiarës se në gusht do të fillojë me terapi, dhe se në Big Brother VIP Albania kishte hyrë për t’i fituar paratë e nevojshme për trajtim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.