×
  • Show Time
  • Show Time

    Zgjati vetëm 4 muaj, zbulohet lidhja e dashurisë së Oltës me ish-banorin e ‘Big Brother’

    Reporteri
    13 Janar 2023 | 8:11

    Aktorja Olta Gixhari ka braktisur Spanjën, vendin ku ajo jeton bashkë me djalin dhe parterin e saj për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

    Ashzu siç pritej, aktorja është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut nisur nga dinamikat e krijuar brenda shtëpisë së famshme.

    Por jo të gjithë e kujtojnë se Gixhari ka patur një histori dashuri me një nga banorët e “Big Brother 1”.

    Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmendjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare, shkruan albeu.

    Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrentë.

    Por lidhja mes tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj. Ndarja erdhi për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar ato kohë hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin.

    Përsa i përket partnerit aktual dhe babait të djalit të saj, Olta Gixhari ka preferuar ta mbajë në privatësi të plotë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!